Fëmijët e vegjël që nuk kanë vëmendjen e prindërve mund të bëhen makth. Edhe pse janë ende shumë të vegjël, ata janë shpejtë dhe kanë aftësi të ‘mëdha’ për të mësua gjëra të ndryshme. Një nënë në TikTok ndau këtë situatë.
Në video ajo ka regjistruar reagimin e saj për modelin e ri të flokëve të vogëlushes së saj, Max, të cilin e ka bërë vetë.
Mënyra se si veproi kjo grua është një shembull i prindërimit të butë. Është fare e sigurt që shumica e prindërve do të reagonin ashpër dhe do t’ia hiqnin menjëherë gërshërët nga duart fëmijës. Por, kjo nënë u përgjigj në mënyrën më të sjellshme.
Kur ajo hyri në dhomë dhe pa vajzën e saj duke mbajtur gërshërë për fëmijën, ajo e pyeti me qetësi “Çfarë bëre?”, dhe Max u përgjigj “Unë i preva të gjitha dhe i vendosa këtu”. Reagimi i nënës nuk ishte me zemërim apo ton të ashpër. Në vend të kësaj, ajo tha se: “Bravo, ke bërë një punë vërtet të mirë, Max!”
Më pas ajo e pyeti nëse ndihej më mirë sepse nuk i kishte më flokët në fytyrë, të cilës ajo iu përgjigj “po”. Pas kësaj, Maxit iu dhanë disa opsione, duke përfshirë shkuarjen te parukierja për ta rregulluar.
@designerluxury4u Talent #gamimy #kidsoftiktok #girlpower #beautician ##parentsoftiktok ♬ original sound – EveryonedeservesLuxury