Lajme

“Vajza që keqshfrytëzohen”, Ademi flet për përmbajtjen e grupeve të ngjashme me “Albkings”

Gazetari Herolind Ademi ka folur lidhur me fenomenin e grupeve në aplikacionin Discord, ku shpërndahen përmbajtje intime të vajzave dhe përdoret për shantazh e keqshfrytëzim.

Ai në emisionin “Kosova Today” theksoi se një vit pas dënimit të Florent Poroshticës me 21 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë si krijues dhe menaxhues i grupit “Albkings”, dhe shpalljes në kërkim të Edvin Nevzatit, fenomeni duket se po përsëritet me krijues të rinj, të cilët ndoshta duhet të ndëshkohen më shumë nga shteti.

“Ata që e kanë krijuar, këta krijues të rinj që kanë krijuar këto grupe në Discord, do duhej të dënoheshin edhe më shumë, sepse përmbajtja është e njëjtë. Dyshimet janë se ka forma të shantazhit ndaj grave që publikohen aty.

Aty shihet qartë se ka përmbajtje shumë private të vajzave që denigrohen dhe janë publikuar pa miratimin e tyre, viktima të cilat janë keqshfrytëzuar nga disa djem”,tha Ademi.

Të Ngjashme