LifeStyle

Vajzat apo djemtë, ja kush po i përdor më shumë aplikacionet ‘dating’

Shumë thonë të gjesh dashurinë sot është e vështirë, por kërkimi i saj në aplikacionet e takimeve janë bërë histori moderne romantike, ku vetëm me një ‘swipe’ mund të përballesh ndoshta me personin e zemrës.

Platforma të tilla ofrojnë një grup të madh partnerësh të mundshëm, duke kapërcyer kufinjtë tradicionalë gjeografikë e socialë.

Por nuk janë të paktë individët që ndihen skeptikë për t’u regjistruar në platforma të tilla, apo të frikësuar, por duhet thënë se shumë kanë gjetur marëdhënie të vërteta e kuptimplota që kanë lulëzuar përmes këtyre ndërveprimeve digjitale. Ata kanë arritur të shndërrojnë mesazhet kalimtare në lidhje të thella e të qëndrueshme.

Si një mënyrë e përshtatshme të botës digjitale, çfarë mund të na ofrojnë aplikacionet e dashurisë?

Fillimisht duhet të njihemi me platformat, të cilat janë më të përdorura e që mund të keni më shumë mundësi të gjeni dashurinë tuaj.

Sipas Forbes Health, nga një anketim i bërë prej saj, rezulton se:

49% përdorin Tinder

38% përdorin Planty fish on the sea

29% përdorin aplikacionin Bubble

21% eharmony

17% përdorin OkCupid.

Dukshëm tinderi ka ‘përdoruesit më të zjarrtë’ duke marrë parasysh % e logimit në këtë platformë.

Capture1

Por nga kush përdoret Tinderi?

Nga anketa, rezulton se 66% e përdoruesve i përkasin Gjeneratës Z (grupmosha 12-27 vjeç).

Në radhë të dytë vijnë Milleniums (mijëvjeçaret) të cilët shënojnë 53% (28-43 vjeç), ndërsa vendin e tretë e mbajnë Gen X (Gjenerata X, 44-59 vjeç) me 37%.

Më pak i përdorur vjen nga gjenerata e Baby Boomers, ose përkthyer ndryshe grupmosha 60 deri në 78 vjeç, të cilët shënojnë 20% të përdorimit në këtë aplikacion.

Por çfarë lloj marrëdhëniesh kërkohen nga përdoruesit e aplikacionit të dashurisë?

Nuk kanë qenë të pakta rastet që kemi dëgjuar apo lexuar se këto aplikacione shërbejnë vetëm për lidhje afatshkurtra e të pakuptimta, me idenë se nuk mund të gjesh njeriun e zemrës përmes teknologjisë.

Por hulumtimi i Forbes Health në fakt tregon të kundërtën, sepse numri më i lartë i përdoruesve kërkojnë lidhje serioze përmes këtyre platformave, të cilat në ditët e sotme, për shumë individë qëndrojnë si një fijë shprese për të gjetur dashurinë.

Sërisht listën e kryesojnë Gjenerata Z, 52% të cilët kërkojnë lidhje serioze në këto aplikacione. Më pas vijnë Milleniums (mijëvjeçaret) me 49%, Gjenerata X me 47 % dhe Baby Boomers po me 47%.

Sigurisht nuk mund të përjashtojmë dhe individët që kërkojnë partnerë kalimtarë, të cilët shënojnë 20%. E po kështu kemi dhe grupimin “friends ëith benefits” ose në shqip “miqësi me përfitime”, të cilët shënojnë me 10%, e janë të interesuar më së shumti në afeksionet fizike sesa ato shpirtërore.

Sa kohë shpenzojnë njerëzit në këto platforma?

Mesatarisht rezulton se 51 minuta në ditë i kushtohen këtyre aplikacioneve.

Në fakt gratë e vajzat raportohen të qëndrojnë pak më gjatë, rreth 52 minuta në ditë, në krahasim me burrat e djemtë të cilët shpenzojnë mesatarisht 49 minuta në ditë.

Përsa i përket brezave, këtë herë kryesojnë Milleniums(mijëvjeçarët) me 55.7%, në radhë të dytë Gjenerata X me 49.7%, të tretët Gjenerata Z me 49.6% dhe të fundit Baby Bloomers me 36.8%.

Por ashtu si çdo platformë tjetër digjitale, njerëzit mund të bëhen të varur ndaj përdorimit të saj. bazuar në këtë, është e rëndësishme që këto aplikacione dhe gjetja e dashurisë mos të ndikojë në aktivitetet tuaj të përditshme apo në mënyrën e të menduarit.

Përdorimi i gënjeshtrave “të bardha”. Përse identifikohemi ndryshe në këto aplikacione?

Nëse ballë për ballë e kemi të vështirë të “mburremi” për veten, përmes mesazheve e kemi shumë herë më të thjeshtë të përdorim sadopak “gënjeshtra të bardha” për të bërë personin përtej ekranit të krijojë një pëlqim për ne.

Rreth 21% e të anketuarve shprehin se kanë gënjyer për moshën e tyre, e kryesisht ishin burrat që e bënin këtë( 23%) sesa gratë(19%).

Gënjeshtra të radhës shumë përdorues kanë hasur përsa i përket të ardhurave, pra punësimit, duke shënuar 14%, hobit e interesat po sërish me 14%.

Interesante janë gënjeshtrat përsa i përket gjatësisë trupore, të cilat peshojnë 12% të gënjeshtrave. Në fakt meshkujt e përdorin më së shumti këtë mjet, duke shënuar 15% sesa femrat me 11%.

Sipas eksperteve, gënjeshtra flet shumë për pasiguritë, integritetin ose modelet e mendimit të personit, duke theksuar se deklarata të rreme bëhen për të lënë mbresa të tjerëve ndaj të cilëve ndjejnë sadopak afeksion.

Si ndihen realisht përdoruesit e këtyre aplikacioneve?

Në të vërtetë, një numër i konsiderueshëm personash deklarojnë se ndihen “të dërrmuar” nga këto aplikacione ‘dating’.

Rreth 78% e të anketuarve u shprehen se ndihen të lodhur mendërish ose fizikisht nga këto platforma.

Më së shumti ishin brezat e rinj që ndiheshimn “të djegur” nga programet e dashurisë online.

Kryesojnë sërish Milleniums me 80%, ata të cilët ndihen më të lodhur nga përdorimi i tyre, më pas Gjenerata Z me 79%, të tretët Gjenerata X me 78% e të fundit si zakonisht Baby Bloomers me 70%.

Nëse i analizojmë për nga gjinitë, 80% e femrave deklarojnë të ndihen më tgë lodhura nga përdorimi i këtyre platformave, ndërsa meshkujt peshojnë 74%.

Kjo sipas eksperteve ndodh për shkak se gratë janë më të prirura për të kërkuar lidhje serioze, romantike, afatgjata ndërsa burrat shpesh mund të udhëhiqen nganjë lidhje fizike.

Por përse njerëzit dështojnë të lidhen?

Sipas hulumtimit, një ndër arsyet më kryesore për të dështuar në krijimin e lidhjeve është ndjesia e të qenurit i/e zhgënjyer (35%), më pas vijon frika e refuzimit (27%) apo e më keq kuptimi se personi tjetër po e përdor aplikacionin “sa për të kaluar kohën” e se nuk është në kërkim të një lidhje emocionale të sigurt(21%).

Si përfundim, kërkimi i dashurisë përmes aplikacioneve të takimeve përbën një nga rrugët më të përdorura në botën moderne, duke ofruar mundësi të reja dhe kapërcyer kufizimet tradicionale.

Megjithëse disa janë skeptikë dhe të frikësuar nga këto platforma, shumë kanë gjetur lidhje të qëndrueshme dhe kuptimplota. Anketat tregojnë se shumica e përdoruesve kërkojnë lidhje serioze dhe jo vetëm njohje të përkohshme.

Për të maksimizuar mundësitë për sukses, është e rëndësishme që përdoruesit të jenë të sinqertë dhe të përdorin aplikacionet në mënyrë të shëndetshme, duke shmangur varësinë dhe duke pasur parasysh qëllimet e tyre të vërteta. Sidoqoftë, sfidat si zhgënjimi dhe frika e refuzimit mbeten të pranishme, por me një qasje të drejtë, aplikacionet e takimeve mund të jenë një rrugë e vlefshme për të gjetur dashurinë.