Shumë thonë të gjesh dashurinë sot është e vështirë, por kërkimi i saj në aplikacionet e takimeve janë bërë histori moderne romantike, ku vetëm me një ‘swipe’ mund të përballesh ndoshta me personin e zemrës.
Platforma të tilla ofrojnë një grup të madh partnerësh të mundshëm, duke kapërcyer kufinjtë tradicionalë gjeografikë e socialë.
Por nuk janë të paktë individët që ndihen skeptikë për t’u regjistruar në platforma të tilla, apo të frikësuar, por duhet thënë se shumë kanë gjetur marëdhënie të vërteta e kuptimplota që kanë lulëzuar përmes këtyre ndërveprimeve digjitale.
Ata kanë arritur të shndërrojnë mesazhet kalimtare në lidhje të thella e të qëndrueshme.