Jemi ende në mars dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por duket se për disa vera ka ardhur. Ndonëse kushtet nuk janë ende gati në vendin tonë për të nisur sezonin e ri, vajzat e famshme të ekranit kanë gjetur destinacione ku vera tashmë ka nisur.
Në rrjetet e tyre sociale disa nga emrat e njohur të shoubizit tonë, na kanë sjellë disa copëza provokuese nga ditët e tyre të pushimit, ku kryefjala është pikërisht sensualiteti që kanë sjellë.
Të lidhura
None found
E si gjithnjë, këto vajza kanë preferuar që mos të zbulojnë shoqëruesit e tyre në këto ditë të nxehta.
Nuk ka sesi të mungojë në këtë përmbledhje Oriola Marashi, që kryesisht përgjatë gjithë vitin gjen vende ku është verë.
Modelja, këtë herë ka qenë në Dubai, vend ku edhe shkon shpesh për shkak të partnerit të saj. E veshur me bikini, modelja ka zbuluar edhe njëherë format bombastike që gëzon.

Që prej verës, ajo na ka zbuluar se ka gjetur përsëri dashurinë dhe po jeton këtë raport, larg syve të publikut. Gjithnjë sensuale dhe provokuese, Ori di sesi të ngrejë temperaturat edhe kur përqark ka borë. E tillë ka qenë edhe tabloja e fundit që ajo ka ndarë në ‘Instagram’-in e saj.
Modelja ka publikuar disa shkrepje në rrjetet sociale, ku duhet thënë duket me të vërtetë magjepse. Pak muaj më parë, një foto e Oriola Marashit në ‘InstaStory’ trazoi rrjetin pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar.

Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës. Teksa nuk i ka lënë vend imagjinatës me shfaqjen hot, modelja tashmë mendohet se i ka dhënë fund beqarisë duke pranuar propozimin e të dashurit misterioz.
Po aq sensuale ka ardhur në ‘Instagram’ edhe Kleoniki Delijorgji. Moderatorja është arratisur në një vend ekzotik dhe duket se këto ditë po i shijon pafund.

Në një vaskë të mbushur me petale, modelja ka pozuar toples, ku mbante në duar vetëm disa petale. Pak dihet për jetën e saj private, pasi vetë Niki ka zgjedhur të mos flasë kurrë, por në këto ditë ajo është në shoqërinë e partnerit të saj.

E natyrisht që kjo shkrepje sensuale shkon më së miri me vendin e zgjedhur, por edhe me natyrën e prezantueses. Ndonëse prej disa kohësh e distancuar nga ekrani, edhe Keisi Medini ka një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Vajza e Sabianit, nuk ka lënë pa provokuar ndjekësit e saj me fotot e fundit me bikini që ka publikuar. Vetë modelja nuk ka preferuar që të zbulojë as destinacionin e aq më pak shoqëruesin e saj në këto ditë buzë plazhit.

Kejsi ka preferuar që të flasë shumë pak për jetën private, duke preferuar që të fokusohet tek angazhimet e saj. E natyrisht që këto ditë, një mashkull është krah saj, edhe pse vetë Keisi preferon që ta mbajë diskrete këtë histori të re dashurie. /PanoramaPlus


Të Lidhura:
- Nuk iu bind rregullave të agait, Keisi përjashtohet nga FermaVIP
- U ribashkua apo jo me Kejsin? Stresi e zbulon një herë e mirë: Nuk jemi bashkë!
- Keisi e “Ferma VIP” bën publike lidhjen e dashurisë/ Kush ia ka marrë zemrën modeles
- Kushtet e Sabianit për dhëndrin/ Dua të jetë simpatik dhe i përkushtuar ndaj familjes
