Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike të vendit.
Sipas të dhënave, nga e hëna do të shënohet një rritje e ndjeshme e temperaturave maksimale, që në vendet e ulëta do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Po ashtu rritja e temperaturave do të ndjehet edhe në bregdet dhe zonat malore, respektivisht në 34-36 gradë.
Sot pasdite (e diel, datë 28) dhe nesër (e hënë, datë 29) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 22 / 40 °C
See also Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftësnë vendet malore: 16 / 34 °C
ERA
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

