Lajme

Valixhe e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës, intervenon policia

Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur një valixhe të dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës.

Raportohet se brenda saj kishte vetëm rroba.

Në foton e siguruar nga Jepi Zë shihet një anëtar i njësisë speciale duke bërë kontrollin e valixhes e cila fillimisht alarmoi policinë duke vendosur shiritin përreth objektit të Komunës.

Redaksia e Tëvë1 ka dërguar pyetje në polici, por të njëjtit nuk kanë akoma detaje për rastin. /teve1.info/