ShowBizzz

Vanesa flet për herë të parë pas letrës së Indrit: Unë e dija përmbajtjen e saj

Vanesa ishte e ftuar mbremjen e kaluar në “Uëtëfë Show”, ku ka folur për raportin e krijuar brenda “Ferma VIP” me Indrin. Ajo u shpreh se, pavarësisht mënyrës si ndodhi gjithçka, e respekton vendimin e tij, edhe pse ende nuk i ka të qarta arsyet që e çuan drejt këtij hapi.

“Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull (për mua). Indrin unë e besoj që ka pasur pëlqim, siç e kam thënë edhe brenda. Besoj se ka pasur edhe probleme, që s’mundem as unë, asnjë njeri t’i kuptojë përderisa nuk e di historinë e tij. Por unë jam një njeri që jepem 100%”, u shpreh ajo.

Të lidhura

None found

Vanesa pranoi gjithashtu se ka qenë plotësisht e përfshirë emocionalisht në këtë histori dhe nuk e ka problem ta pranojë publikisht.

“Po, isha e dhënë. Nuk e kam fare kompleks ta pranoj këtë!”

Duke folur për momentin kur u vu në dijeni për letrën e Indrit, ajo tregoi se nuk ishte surprizuar, pasi kishte dijeni për përmbajtjen e saj.

“Unë e dija përmbajtjen e letrës, ndaj nuk më erdhi si shok. Nuk më pëlqeu normalisht. Ishin gjëra të thëna në atë letër që nuk e di sa prej tyre ishin me vend. Ajo që kam thënë në statusin tim, unë e kam thënë përciptas, por po e sqaroj. Unë jam thirrur ditën e enjte për të qenë pjesë e programit ditën e premte, por jo për Indrin. Jam thirrur për të pasur një ballafaqim me dy vajza, por unë e kam refuzuar;

Më vonë më është thënë për ekzistencën e letrës. E marr vesh ekzistencën e letrës ditën e premte. Nuk kam shkuar ditën e premte, normalisht, sepse s’kisha arsye pse, nuk e ndieja;

Ditën e hënë vendosa të mos shkoja, sepse disa hije të mia të dyshimit u vërtetuan. E para, e gjithë situata, të shkruarit e një letre në një mënyrë të nxituar, mënyra si po organizohej… Fillimisht mu tha t’i bëja një surprizë Indrit ditën e premte, të kisha ballafaqimin me vajzat dhe një surprizë për Indrin.

Unë, si Vanesa, e kam ndier si një lloj gjëje jo të sinqertë; Nuk doja të gjendesha para një situate që dukej si kurth, të gjendesha e papërgatitur.”

Në fund, ajo la të kuptohej se mënyra si i sheh gjërat tani ka ndryshuar ndjeshëm pas daljes nga formati.
“Kam parë një Indri atje brenda me mua dhe shoh një tjetër person tani që kam dalë jashtë.”

Të Lidhura:

  1. “Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio
  2. Pas letrës virale të Indrit, Vanesa duket se ka diçka për të thënë
  3. Afrimiteti me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish bashkëshorten e tij! (FOTO)
  4. Vanesa pas daljes nga Ferma: Gjëja e parë që do bëj është t’i shkruaj ish-it

Të Ngjashme