Shëndetësi

Vapa nuk u largua bashke me Korrikun: Muaji Gusht pritet te sjell supriza persa i perket motit

Një valë e re e të nxehtit pritet të godasë Europën pas 15 gushtit, sipas “Bloomberg”.

Pjesa më e madhe e Europës kontinentale pritet të jetë elafsëht dhe me erë gjatë muajit të fundit të verës.

Megjithatë, gjysma e dytë e gushtit do të sjellë një rikthim të temperaturave mbi mesataren në Spanjë, Italinë jugore dhe Greqi, sipas meteorologëve.

Roma dhe Katalonja shënuan temperatura rekord muajin e kaluar, ndërsa Sardenja vendosi një rekord evropian për korrikun në 48 gradë Celsius. Kjo edhe mund të kapërcehet.

“Gushti është muaji më i ngrohtë i vitit si për temperaturat e tokës ashtu edhe për oqeanet në hemisferën veriore, kështu që ekziston mundësia që të shohim valë të tjera të nxehtit në gusht”, tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Gjatë muajit korrik Europa përjetoi një valë të nxehti me temperatura që kaluan 40 gradë.

E para në fillim të valës së të nxehtit nga 12 deri më 15 korrik, e dyta (e cila ishte më e fortë) nga 18 deri më 23 korrik dhe e treta nga 23 deri më 26 korrik, me dy ditët e fundit të valës së të nxehtit, 25 dhe 26 korrik, duke u bërë edhe periudha më e nxehtë.

Nga e njëjta valë të nxehti u prek edhe Shqipëria, ku temperaturat arritën kulmin të martën e 25 korrikut dhe në shumë qytete i tejkaluan 40 gradë.

Ndërkohë, vala e të nxehtit e gushtit, do të kalojë shumë pranë vendit tonë dhe teksa jugu i Italisë do të preket, kjo mund të ketë një ndikim edhe në Shqipëri.