LifeStyle

Vapa përvëluese në Shqipëri, kujdes nga i nxehti pasi ndikon shëndetin mendor tek këto kategori

Java e tretë e qershorit, pritet të jetë e nxehtë. Sinoptikanët kanë parashikuar që termometri të prek 41 gradë celcius në zona të veçanta.

Ditët me temperatura të larta dhe episode të të nxehtit, janë shtuar dy dekadat e fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Një studim i kryer nga instituti i shëndetit publik ka ngritur shqetësimin se temperaturat e larta po ndikojnë negativisht në shëndetin medor të fëmijëve. Ata  raportojnë se nxehtësia, thatësira dhe cilësia e dobët e ajrit rrisin rrezikun e ankthit, depresionit, çrregullimit bipolar, dëmtimit të funksionit njohës, agresionit ndërpersonal dhe ndikime të tjera në shëndetin mendor .

Ndërsa parashikimet flasin se deri në vitin 2050  temperaturat mesatare vjetore do të rriten 2 gradë, ekspertët thonë se kjo do të ndikojnë në përkeqësimin e treguesve të shëndetit mendor të fëmijëve.

Një rritje e parashikuar e temperaturës prej 2°C shoqërohet me ulje të të mësuarit me 4% dhe rritja e temperaturës prej 4°C lidhet me uljen e të mësuarit prej 7%.

OBSH vlerëson se prevalenca e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit në popullatën e përgjithshme të Shqipërisë përkatësisht në 3.8% dhe 4.8%.

Të dhënat e fundit në lidhje me situatën e shëndetit mendor veçanërisht midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri ka nxjerr në pah se 16% e fëmijëve dhe adoleshntëve kanë ndjerë ankth dhe nervozizëm cdo ditë, ndërsa 10% kanë raportuar vështirësi për të fjetur.