Shëndetësi

Varësia nga cigaret elektronike? Tani mund të hiqet dorë me një pilulë

Cigaret elektronike janë bërë një zakon i përditshëm, sidomos te të rinjtë. Fillimisht u promovuan si një alternativë më pak e dëmshme ndaj duhanit, por në pak vite kanë fituar mbi 1.3 milion përdorues vetëm në Itali. Megjithatë, në shumë raste, këto pajisje nuk bënë gjë tjetër veçse zëvendësuan një varësi me një tjetër. Arsyeja është e qartë: nikotina, e cila gjendet si te cigaret tradicionale, ashtu edhe tek ato elektronike, është shkaktari kryesor i varësisë.

Kështu, shumë persona që përdorën cigaren elektronike për të lënë duhanin nuk arritën synimin. Kjo ka shtyrë kërkimin shkencor të eksplorojë nëse barnat e përdorura me sukses për të hequr dorë nga duhani, si vareniklina, mund të funksionojnë edhe kundër varësisë nga cigaret elektronike.

Image

Studimi nga Mass General Brigham

Një studim i kryer nga Mass General Brigham, qendra më e madhe e kërkimit spitalor në SHBA, ka treguar se vareniklina është efektive edhe për përdoruesit e cigareve elektronike.

Ky studim u zhvillua për 24 javë, duke përfshirë 261 të rinj nga 16 deri në 25 vjeç, të cilët përdornin cigare elektronike me nikotinë të paktën 5 herë në javë, gjatë tre muajve para fillimit të studimit. Të gjithë pjesëmarrësit kishin deklaruar se donin të linin përdorimin e cigareve elektronike ose ta reduktonin atë brenda një muaji, nuk ishin duhanpirës të rregullt të cigareve tradicionale dhe kishin shenja të varësisë nga nikotina, të matura përmes analizave të pështymës dhe testeve laboratorike.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe:

grupi i parë mori trajtim 12-javor me vareniklinë (1 mg, dy herë në ditë), ndërsa grupi i dytë mori një placebo identik.

Të gjithë morën gjithashtu mbështetje psikologjike javore.

Rezultatet

Rezultatet ishin të qarta: 51% e pjesëmarrësve që morën vareniklinë arritën të ndalonin së paku për katër javë përdorimin e cigareve elektronike, krahasuar me vetëm 14% të grupit që mori placebo.

Edhe pas 24 javësh, shkalla e ndalimit mbeti dukshëm më e lartë tek ata që u trajtuan me ilaçin, duke treguar efektivitetin e tij edhe në afat të mesëm.

Vareniklina vepron në tru duke ndërvepruar me receptorët e nikotinës, duke zvogëluar kënaqësinë e lidhur me “svapin” dhe duke ulur dëshirën e pakontrollueshme për nikotinë.

Efektet anësore të raportuara ishin të ngjashme me ato të njohura nga studime të mëparshme: ndjesi për të vjellë, pagjumësi dhe ëndrra të gjalla.

Image

Komenti i ekspertëve

Doktoresha Eden Evins, drejtoreshë e Qendrës për Mjekësinë e Varësive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe autore kryesore e studimit, theksoi rëndësinë e këtyre rezultateve, veçanërisht për të rinjtë, të cilët sot janë kategoria më e rrezikuar për të zhvilluar varësi nga substanca të tjera.

Të Ngjashme