Një aksident me tre automjete është shënuar pasditen e sotme në autostradën Durrës–Tiranë, në afërsi të Maminasit, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe vonesa në qarkullim.
Sipas informacioneve paraprake, mjetet janë përplasur në mënyrë zinxhir, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe pakujdesia gjatë drejtimit.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje.
See also Tragjedia në Durrës! Del FOTO, kjo është 23-vjeçarja që konsumoi fostoksinë dhe vdiq, mjekët bënë të pamundurën ta shpëtoninMenjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për disiplinimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
