Lajme

Varhelyi: Jemi gati të hapim negociatat me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Zgjerimit për BE-në, Oliver Varhelyi. Ka qenë ky i fundit i cili në llogarinë e tij në “X” ka zbardhur takimin me kreun e qeverisë shqiptare.

Në postimin e tij Varhelyi krah fotove me Ramën është shprehur se BE është gati që të hapë negociatat me Shqipërinë, për kapitujt e parë në kuadër të një Konference Ndërqeveritare këtë vit.

“Në margjinat e Samitit BE-BP u diskutua hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam ushtrimin e “screening”, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo