Bota

Varrimi që mblodhi ish-Zonjat e Para dhe ku amerikanët gjetën presidentin e ri

Ceremonia e nderimit të ish-Zonjës së Parë të Amerikës Rosalyn Carter, gruas së Jimmy Carter është në qendër të mediave të huaja dhe gjithë rrjetit.

Varrimi që mblodhi ish-Zonjat e Para dhe ku amerikanët gjetën

Përveç faktit që mblodhi në një vend pesë Zonjat e Para të Amerikës, nga Laura Bush, tek Michelle Obana, Hillary Clinton, Melania Trump dhe Jill Biden, ai që ra më shumë në sy ishte Jason Carter.

Jason është nipi i ish-çiftit presidencial dhe mbajti fjalimin në nder të gjyshes. Një fjalim që i kishte të gjitha brenda: nga melankolinë, dhembshurinë, seriozitetin edhe pak humor.

Dhe rrjeti po çmendet pas Jason Carter. Disa shkruajnë: Ku ishte fshehur deri tani? Të tjerë e duan për president.

Varrimi që mblodhi ish-Zonjat e Para dhe ku amerikanët gjetën

Jason Carter nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në politikë prej vitesh, kryeesisht në Georgia.

Ai është jurist dhe është i martuar me një ish-gazetare, Kate. Bashkë kanë dy djem: Henry dhe Thomas.

Varrimi që mblodhi ish-Zonjat e Para dhe ku amerikanët gjetën

Jason Carter e ka nisur karrierën e tij si vullnetar i Korpusit të Paqes në Afrikën e Jugut.

Ku i dihet? Me popullaritetin që fitoi dhe origjinën, si nip i një presidenti, Jason Carter mund të jetë një kandidat i mundshëm për president.



/tiranapost