Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një shtet të pavarur të Urdhrit Bektashi në Tiranë.
Berisha i është drejtuar besimtarëve bektashinj, duke i këshilluar që të tregojnë kujdes, pasi sipas tij, Rama këtë po e bën për vete, për të larguar vëmendjen nga skandalet.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.
Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.
E ka për sulltanatin e Surrelit.
E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.