Kardinali Pietro Parolin, zyrtari më i lartë diplomatik i Selisë së Shenjtë, deklaroi se Vatikani nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes, duke theksuar se menaxhimi i situatave të krizës duhet të mbetet në kompetencë të Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, natyra e veçantë e Vatikanit është arsyeja kryesore e këtij vendimi. Parolin nënvizoi se Selia e Shenjtë ka këmbëngulur që çështjet e paqes dhe krizave ndërkombëtare të trajtohen në kuadër të mekanizmave të OKB-së, ndërsa bëri të ditur se Italia do të jetë e pranishme në këtë proces me status vëzhguesi.
Kardinali pranoi se ekzistojnë ende disa pika të ndërlikuara dhe çështje që kërkojnë sqarim, por shtoi se po bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje dhe për të dhënë përgjigje konkrete ndaj sfidave aktuale.
/tiranapost
