Lajme

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se rruga Pejë–Kullë–Rozhajë vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim.

Sipas njoftimit, segmenti rrugor Pejë–PKK Kullë–Rozhajë, në të dy drejtimet, mbetet i pakalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve, ndërsa autoritetet kanë theksuar se qytetarët do të informohen me kohë për çdo ndryshim të situatës.

Kjo rrugë u mbyll që nga paraditja e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të borës, të cilat vështirësuan lëvizjen. Në të njëjtën zonë, gjatë ditës së djeshme, disa udhëtarë mbetën të bllokuar, mes tyre edhe një familje pesëanëtarëshe. Ndërkohë që për nxjerrjen e tyre në siguri u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor. /teve1.info/

Të Ngjashme