Lajme

Vdes 25 – vjeçari në vendin e punës, u godit në kokë nga një profil metali

Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës pasi është goditur nga një profil metali në një objekt ku ishte duke punuar në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit,  Shaqir Bytryqi, tha se vdekjen e A.G, 25-vjeçar e ka konfirmuar ekipi i urgjencës.

“Ju informojmë  se me datë 24.11.2024, në ora 15:40,  në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj,  derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës”, ka thënë ai.

Bytyqi ka bërë të ditur se në vend ngjarje kanë dal  hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar dhe se rasti është duke u hetuar./teve1.info/