Lajme

Vdes 44-vjeçari në Ferizaj, ra nga ndërtesa ku po punonte

Një punëtor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar pasi ra nga një lartësi në një objekt në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Kështu e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 28.03.2026 rreth orës 13:40, kur ishte pranuar informata se një person kishte rënë nga kati i parë i një ndërtese. Patrulla policore kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kishte hasur viktimën të shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore.

“Menjëherë është njoftuar Emergjenca, e cila e ka transportuar të lënduarin për trajtim në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa më pas ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë”, thuhet në konfirmim.

Moneytizer Paragrafi 4

Personi i lënduar, R.K. (rreth 44 vjeç), dyshohet se ishte duke punuar në objektin ku ka ndodhur rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe inspektorët e punës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Lidhur me rastin është intervistuar përgjegjësi i punimeve F.S. (46 vjeç), i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Me datën 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra. Prokurori i rastit ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes.

Rasti është cilësuar si: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.”



ks

Të Ngjashme