ShowBizzz

Vdes aktori Treat Williams

Aktori, Treat Williams, i cili luajti në filmin muzikor Hair dhe serialin televiziv amerikan Everwood, ka vdekur në një aksident rrugor në moshën 71-vjeçare.

Lajmi për vdekjen u konfirmua nga përfaqësuesi i Williams, Barry McPherson, raporton BBC.

Ai u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Siç raportohet, Treat ka luajtur në më shumë se 120 filma. I njëjti ishte nominuar për një ‘Golden Globe’ për rolin e tij në “Hair”. Ai fitoi një ‘Emmy’ për filmin “The Late Shift”.