Lajme

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Klinë

Një këmbësore ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë sot në fshatin Drenoc të Klinës.

Rastin për tëvë1.info ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima ishte duke e kaluar rrugën.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur”, tha Gashi.