ShowBizzz

Vdes këngëtarja me famë botërore

Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze, Sinead O’Connor, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Kumtin për vdekjen e saj e ka dhënë, familja e artistes.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinead sonë të dashur”, thuhet në njoftim.

“Familja dhe miqtë e saj janë të thyer dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhej më tej në deklaratë.

Sinead O’Connor ishte më e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e publikuar në vitin 1990. Ajo ka publikuar gjithsej 10 albume.

Albumi i parë i O’Connor, “The Lion and the Cobra”, doli në 1987, duke hyrë në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikë.

Irishtimes shkruan se këngëtarja u konvertua në Islam në vitin 2018 dhe ndryshoi emrin e saj në Shuhada Sadaqat, megjithëse vazhdoi të performonte me emrin Sinéad O’Connor.