ShowBizzz

Vdes në moshën 96-vjeçare këngëtari Tony Bennett

Tony Bennett, këngëtari legjendar i popit dhe xhazit, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Bennett ishte i njohur për këngë të tilla si The Way You Look Tonight, Body and Soul dhe (I Left My Heart) In San Francisco.

Por edhe për performancat e tij me këngëtaret që nga Lady Gaga, Aretha Franklin e deri tek Frank Sinatra, i cili e quajti atë “këngëtarin më të mirë në biznes”.

Gjatë një karriere që zgjati shtatë dekada, këngëtari shiti miliona disqe dhe fitoi 20 Grammy, duke përfshirë një çmim për arritje të jetës.