1
Një person ka ndërruar jetë para pak çastesh në Kliniken Emergjente në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar për media drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili bëri të ditur se viktima kishte arritur në gjendje të rëndë.
Sipas Sylës, pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor për ta mbajtur në jetë, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, ka deklaruar Syla.
ks
