Një grua në Gjakovë ka vdekur në spitalin e këtij qyteti pasi kishte rënë në ujë nga ura e “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë.
Ajo ishte nxjerrë nga uji nga ekipet e emergjencës, ku pas ndihmës së parë është dërguar për trajtim në spital.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se rreth orës 21:30 minuta të shtunën janë njoftuar nga spitali se gruaja kishte vdekur pas keqësimit të gjendjes shëndetësore
Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë. Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë tashmë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezi për teve1.info.
Ai njoftoi se aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
