Lajme

Vdes një 21 vjeçar në një aksident në fshatin Pestovë të Vushtrrisë

Një 21 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Siç njofton policia, viktima ka ndërruar jete në QKUK, pasi nuk ka arritur që t’i përballojë lëndimet e marra.

“Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.