Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnje ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Informacioni në polici ka arritur nga Klinika e Gjinekologjisë për vdekjen e një foshnje që ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15 minuta.
Dëshmitari mashkull është intervistuar lidhur me rastin dhe ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30, motra e tij ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pastaj është dërguar në QKUK.
Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.