83
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur dje një banore e Entit Special në Shtime.
Sipas policisë, ajo ishte sjellë në QKMF-në në Shtime në gjendje të rëndë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë lirohet për ceremoni mortore.
“Enti Special Shtime 13.11.2024-06:52. Nga QKMF Shtime është njoftuar se nga enti-special është sjell në gjendje të rëndë viktima femër kosovare, e cila pas një kohe të shkurt ka ndërruar jetë. Viktima ishte banore e entit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë lirohet për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.
ks