Lajme

Vdes një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në një vetaksident pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”.

Sipas Policisë së Kosovë personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor.

Duat Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për teve1.info, se vdekja e drejtuesit të motorit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha.