Një person ka humbur jetën në një vetaksident trafiku në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Sipas policisë, vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 00:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën”, tha ai.
Pllana shtoi se njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti./teve1.info/
