Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në Gjakovë.
Rasti është konfirmuar nga Policia që sipas tyre janë njoftuar rreth orës 17:00.
Punëtori dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Pjetër Bogdani”.
“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka konfirmuar për teve1.info Vlera Krasniqi,zyrtare për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
