Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur.
Sipas burimeve trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër.
Vdekja e tij ka tronditur familjarët dhe të afërmit dhe komunitetin artistik.
