ShowBizzz

Vdes tragjikisht në moshën 26-vjeçare missi dhe modelja e njohur

Miss Venezuela, Riana Viera ka ndërrruar jetë tragjikisht në një aksident automobilisit në Florida, SHBA.

Riana do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë në liqenin Nona, Florida.

Vet nëna e saj konfirmoi se vajza e saj ishte duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.

“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo.

“E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty”, tha nëna e saj.

Miss Venezuela po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republika Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju Jork.