ShowBizzz

Vdiq këngëtarja, Zahara

Këngëtarja e muzikës pop e Afrikës së Jugut, fituese e çmimeve, Bulelwa Mkutukana, e njohur gjerësisht si Zahara, ka vdekur në moshën 33-vjeçare, ka njoftuar ministrja e Kulturës i vendit.

Ajo kishte qenë në spital, dhe thuhet se kishte komplikime të mëlçisë dhe qeveria kishte ndihmuar familjen “për disa kohë”, tha ministrja e Sportit, Artit dhe Kulturës Zizi Kodwa, raporton BBC.

Këngëtarja fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj Loliwe, i dashur në të gjithë Afrikën.

Në vitin 2019, Zahara bëri të ditur betejën e saj me varësinë ndaj alkoolit.

Muajin e kaluar, familja konfirmoi se ajo ishte pranuar në spital dhe u bëri thirrje afrikano-jugorëve që ta mbanin muzikantin në lutjet e tyre.

Ajo ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në një spital të Johanesburgut, raporton uebfaqja shtetërore e lajmeve SABC.

Ndërkohë që familja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, fansat janë pikëlluar dhe kanë ndarë kujtime të bukura në rrjetet sociale.

Zahara, e cila publikoi pesë albume, fitoi dhjetëra çmime vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2020, ajo u emërua në listën e 100 grave të BBC-së.



/TeVe