ShowBizzz

Vdiq në moshën 78-vjeçare aktori Helmut Berger

Aktori i famshëm me origjinë nga Austria, Helmut Berger, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë.

Ai ishte gati të mbushte 79 vjeç, ndërsa ka lënë pas një karrierë të bujshme me filma si: “The Godfather III” e “The Portrait of Dorian Grey”.

Agjenti i aktorit konfirmoi se vdekja e Bergerit ndodhi të enjten, në orët e para të ditës, shkruan Marca.

Kështu, bota e kinemasë humbi një nga legjendat më të mëdha evropiane, personaliteti dhe polemikat e të cilit ishin po aq të rëndësishme sa trashëgimia e tij.

Gjatë viteve të tij të hershme, Helmut kaloi kohë në disa vende si Franca, Anglia dhe Italia, ku u takua me Luchino Viscontin, i cili e bëri atë një nga aktorët më të rëndësishëm të kohës.