Aktori i njohur Vedat Bajrami ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë nga jeta e tij shpirtërore, duke njoftuar se ndodhet në vendin e shenjtë të Mekës, pranë Qaba. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ka realizuar pelegrinazhin e shenjtë dhe po kryen ritualet fetare.
Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Bajrami shprehu mirënjohjen dhe emocionin për këtë përjetim të rëndësishëm fetar, shkruan “Kosovarja”.
“Falënderimi i takon Allahut! Nga vendi i shenjtë i Mekës, pranë Qabes, lutem që Allahu t’ju mbushë zemrat me paqe, shtëpinë me bereqet dhe jetën me shëndet e lumturi. Allahu i pranoftë lutjet tona,” shkroi ai në postimin e tij.Kosovarja
