ShowBizzz

Vedati dhe Roela bëhen prindër – zbulohet emri i veçantë i vajzës

Roela Meka, ish-konkurrente e programit “Për’puthen”, është bërë nënë për herë të parë.

Vetëm një ditë pasi ndau me ndjekësit pamjet nga “baby shower”-i i organizuar në shtator, burime të sigurta për ‘Prive’ konfirmojnë lajmin e bukur: Roela ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas burimeve, vogëlushja ka marrë emrin e veçantë – Siela.

Ndërkohë, mësohet se partneri i saj, Vedati, ka munguar në “baby shower” për arsye personale, pasi nëna e tij ishte nisur për në Mekë dhe ai vetë ka qenë i angazhuar me punë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky moment shënon një tjetër histori të bukur që ka marrë jetë pas ekranit, pasi Siela është bebja e parë e lindur nga “Për’puthen” – fryt i një dashurie që nisi në emision dhe u kthye në një familje të vërtetë.



ks