LifeStyle

Vendet e botës ku divorcohen më shumë çiftet

Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët.

Vendet me shkallën më të ulët të divorcit

Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe janë llogaritur duke pjesëtuar numrin total të martesave të divorcuara me numrin e banorëve. Vendet me shkallën më të ulët të divorcit janë:

Indi – 0,1 divorc për 1000 njerëz

Vietnami – 0,2

Sri Lanka – 0,2

Peru – 0,2

Shën Vincenti dhe Grenadinet – 0,4

Malta – 0,5

Afrika e Jugut – 0,6

Irlanda – 0,6

Guatemala – 0,6

Venezuela – 0,7

Që të mos mendoni se çiftet në këto vende janë të martuara në mënyrë ideale, duhet theksuar se në disa vende divorci është i vështirë ligjërisht dhe financiarisht.

“Duhet theksuar se një shkallë e ulët divorci nuk do të thotë domosdoshmërisht që qytetarët e një vendi të kenë martesa të lumtura dhe të suksesshme. Në disa vende, divorci mund të jetë i vështirë për t’u marrë, gratë nuk duan të largohen nga martesa për sigurinë e tyre dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, ose ata nuk kanë aftësinë financiare për të mbajtur vetëm një familje” , shkruan World Population Review.

Këto janë vendet me përqindjet më të larta të divorcit bazuar në të dhënat e vitit 2021.

Maldive – 5,52

Kazakistani – 4,6

Rusia – 4.4

Bjellorusia – 3.7

Kina – 3.2

Kuba – 2,9

Finlanda – 2.4

Suedia – 2,5

Danimarka – 2.7

Ukraina – 3.1

Ka edhe faktorë që kontribuojnë në shkallën e lartë të divorcit. Ato vende priren të kenë procese të shpejta dhe të lira divorci.