Kuriozitete

Vendi i vetëm në botë që mirëpret çdo pasaportë pa vizë

Ekziston vetëm një vend në botë ku çdo mbajtës pasaporte, pavarësisht nga origjina, është i mirëpritur të hyjë pa kufizime – Mikronezia. Ky shtet ishullor në Oqeanin Paqësor ka një politikë unike të kufirit të hapur, duke mos kërkuar vizë, intervistë apo dokumente shtesë për asnjë udhëtar.

Sipas raportimit të N1 Sarajevë, qoftë nga SHBA-ja, Kina, Brazili apo edhe Koreja e Veriut, çdo vizitor mund të hyjë në Mikronezi vetëm me një pasaportë të vlefshme dhe pa asnjë pyetje. Kjo politikë e pazakontë e ka bërë vendin një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota.

Arsyeja pas këtij qëndrimi të hapur është ekonomike. Mikronezia mbështetet ndjeshëm në turizëm dhe duke eliminuar barrierën e vizave, ka arritur të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve. Çdo turist mund të qëndrojë deri në 90 ditë pa vizë, duke shijuar plazhet tropikale, kulturën lokale dhe historinë e pasur të ishullit.

Kjo strategji e guximshme ka funksionuar me sukses për vite me radhë, duke e bërë Mikronezin një shembull unik në botë për mikpritje dhe liberalizim të udhëtimit. Falë këtij rregulli të veçantë, mijëra turistë e vizitojnë çdo vit, duke mbështetur dhe gjallëruar ekonominë vendase.

Të Ngjashme