ShowBizzz

“Vendim i shpejtë e i lehtë”, Kusari: Ulja e TVSH-së dhe akcizës dëm i madh për vendin

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën nuk është zgjidhje e duhur, pasi sipas saj do të kishte pasoja negative për vendin.

Gjatë seancës të jashtëzakonshme në Kuvendm, ajo theksoi se kërkesat për heqjen e këtyre taksave janë të lehta për t’u propozuar, por jo të qëndrueshme në praktikë.

“Mund të bëjmë analiza sa të duash, por kërkesat kryesore në raport me heqje të akcizës dhe TVSH-së, të cilat po konsistojnë në vazhdimësi duke u përsëritur, janë e para vetëm të lehta dhe mendimi se kemi bërë diçka, por nuk është ideja për të sjellë vetëm vendime të shpejta e të lehta me dëm të madh. Ideja është për të bërë analiza të mirëfillta dhe për të ruajtur mirëqenien e atyre që kanë nevojë të ruhen më së shumti me mekanizma shtetërore”, tha ajo.

Të Ngjashme