LifeStyle

Vendimi final – Për ju që e humbët, ky banor u largua mbrëmë nga ‘BBVA’

Një tjetër mbrëmje plot emocione në Big Brother VIP Albania solli një përballje të fortë mes dy banorëve, Stenaldos dhe Mateos, ku vendimi final ishte në duart e publikut. Pas një jave të mbushur me tension dhe diskutime, votat përcaktuan largimin e Stenaldos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Eliminimi këtë herë erdhi me një skenar të pazakontë. Në dhomën e rrëfimit nuk u thirrën vetë banorët, por dy nga njerëzit e tyre më të afërt brenda shtëpisë: Mali për Stenaldon dhe Brikena për Mateon. Ishin pikërisht ata që morën përsipër t’u komunikonin lajmin sy banorëve të nominimit. Për Mateon, rezultati ishte pozitiv, duke siguruar vazhdimin e rrugëtimit, ndërsa për Stenaldon ky ishte fundi i garës.

Fati nuk ishte në anën e tij, pasi bileta që mbante ishte vetëm vajtje, duke i dhënë fund përfundimisht aventurës së tij në këtë format. Në momentet e fundit brenda shtëpisë, Stenaldo zgjodhi të takohej vetëm me disa prej banorëve që i konsideronte më të afërt: Selinin, Malin dhe Nikol.

Ky nominim u hap të shtunën, pas një vendimi të liderit të shtëpisë, Rogertit, i cili vendosi të çonte kokë më kokë në televotim Stenaldon dhe Mateon. Eliminimi i fundit ndryshon sërish dinamikat e lojës, ndërsa gara drejt finales bëhet çdo ditë edhe më e fortë.

Të Ngjashme