Lajme

Vendimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Rexhepi: Shteti e ka në dorë të tregojë shembull dhe forcë

Nesër pritet të shpallet vendimi për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, për të cilët Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.

Lidhur me këtë rast, ka folur neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili ka theksuar rëndësinë e institucioneve shtetërore në trajtimin e rasteve të tilla.

Shteti i ka instrumentet e veta dhe forcën për të treguar që nuk mund të kalojë diçka pa u dënuar.

Kjo shërben edhe si shembull se kemi një shtet vërtet funksional dhe serioz, i cili do të bëjë çdo gjë për të treguar se ndalohen veprimet e ngjashme”, tha Rexhepi.

Të Ngjashme