Qeveria shqiptare ka transferuar 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë RAMS Albania, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike.
Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit, transferimin e sipërfaqes shtetërore të tokës në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.
“Pasuritë e paluajtshme shtetërore vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, nga subjekti investues “Rams Albania”, sh.p.k., me NUIS M42427018I,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Në shkurt të këtij viti Komiteti i Investimeve Strategjike i dha këtij projektin statusin e Investimit Strategjik. Sipas vendimit, vlera e investimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashikohet të jetë 100 milionë dollarë dhe në të pritet të punësohen rreth 10 mijë vetë.
See also Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhu nojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat“Projekti i investimit propozohet të zhvillohet si një ekosistem industrial logjistik dhe inovativ, i cili do të përfshijë ndër të tjera teknologjinë industriale, automatizim dhe inteligjencë artificiale. Përpunim mekanik të lehtë të metaleve duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jo-ndotëse dhe energjinë e rinovueshme,” thuhet në vendimin e KIS.
Kompania
Rams Albania zotërohet nga Mehmet Faruk Burbul, i cili është njëkohësisht edhe pronari i korporatës Rams Global. RAMS Global është një kompani ndërkombëtare shumësektoriale me seli në Almaty, Kazakistan, me origjinë nga pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi.
Grupi, drejtori ekzekutiv global i të cilit është Faruk Bülbül, operon në shtatë vende – duke përfshirë Kazakistanin, Turqinë, Tajlandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – dhe është gjithashtu sponsori kryesor i stadiumit të futbollit Galatasaray S.K. në Stamboll (Rams Park).
See also Vëllai i Mirit bën reagimin e parë të bujshëm për akuzat e rënda të babait të Selin: Për asnjë familjar nuk…Imazhi i kësaj kompanie është aktori turk Burak Özçivit, i cili nga publiku shqiptar njihet si Osmani për shkak të rolit në serialin e famshëm turk. Në qershor të vitit ta kaluar aktori i famshëm turke erdhi pikërisht në Vlorë ku u prit edhe nga kryebashkiaku i atëhershëm, Ermal Dredha.

Në media u tha se aktori i famshëm kishte zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet, por me sa duket vizita ka patur edhe motive biznesi, teksa RAMS ka qenë në negociata me qeverinë për projektin. /Kapitali.al
