Venecia është në pritje të dasmës së bujshme të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, një event që po tërheq vëmendjen e gjithë botës. Ceremonia po zhvillohet në Teatro Verde, një amfiteatër prej mermeri të bardhë, i vendosur në një pyll pishash buzë detit. Për të krijuar një atmosferë magjike, është ndërtuar edhe një pistë vallëzimi mbi ujë, ku do të festohet bashkimi i çiftit.
Jeff Bezos i ka dhuruar partneres së tij një qafore diamanti me vlerë deri në 5 milionë dollarë, ndërsa Sánchez do të mbajë gjatë festimeve një koleksion bizhuterish me vlerë që mund të arrijë deri në 30 milionë dollarë.
Në vend të dhuratave tradicionale, të ftuarit janë ftuar të bëjnë donacione për kauza lokale në Venecia, duke treguar kujdesin e çiftit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore të qytetit.
Mes të ftuarve të njohur janë emra si Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio dhe Kim Kardashian, që bëjnë këtë dasmë një nga ngjarjet më të mëdha të vitit.
