Lajme

Venhari: Vullini iu ankua Putinit për “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë

Gynen Venhari nga organizata “Geopost” e ka komentuar vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vullin, në Rusi dhe takimin që ai pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

Venhari tha se në takimin që Vullini e pati me Putinin janë diskutuar tri tema, e njëra ndër to, sipas tij, ishte edhe Kosova.

“Pra, përdorimi i narracionit rus, sidomos i Lavrovit, ku pas Vitit të Ri do të ketë spastrim etnik dhe kjo është në vazhdimësi si narracion i ri i rusëve kundër Kosovës dhe i keqpërdorur nga Serbia, ku është ankuar Vulini te Putini, duke thënë se po bëhet spastrimi etnik i serbëve të Kosovës”.

“Do të ketë pasoja me siguri, jo vetëm për Kosovën. Do të ketë tentim të destabilizimit si në fushën e sigurisë, si në fushën e propagandës dhe dezinformimit ku do të vazhdojë më shumë, në drejtim të Republikës Sërpska, destabilizimit të Bosnjës dhe po ashtu prishjes së imazhit të Kosovës”, tha Venhari.

Tutje, ai tha se gjatë takimit të Vullinit me Putinin u fol edhe për Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe garancinë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ia dha Putinit përmes Vulinit se Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë.