Lajme

“Vepër sfiduese”, Rama e nis ditën me bashkimin e dy anëve të tunelit të Murrizit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video përmbledhëse nga inspektimi i tij në punimet e tunelit të Murrizit, ku dje u arrit edhe bashkimi i dy anëve të këtij kantieri sfidues.

Rama teksa ndan pamjet shkruan se kjo ishte një vepër sfiduese.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje të daljes në dritë të Tunelit të Murrizit, kësaj vepre kaq sfiduese, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.

Rama dje inspektoi punimet me ministrene Infrastrikturës, Belinda Balluku, e cila tha se tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tube që lidhen me njëri-tjetrin me 11 nyje lidhëse.

“Gjatësia e tunelit kryesor është 3789 metra, ndërsa e tunelit ndihmës 3791 metra. Tuneli kryesor ka një lartësi prej 6.8 metrash”, informoi Balluku.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo