Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon jetë një nga temat që po mbetët preokupuese edhe për ndërkombëtarët.
E së fundmi për çështjen mes dy palëve ka folur edhe ambasadori Christopher Hill.
Në konferencën e Sigurisë në Beograd, ai ka theksuar duhet shumë punë që të arrihet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe e radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka potencuar Hill.
Tutje, Hill ka thënë se Lajçaku ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E në lidhje me këtë deklaratë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.
Saim Tahiraj.
Gjithashtu shtoi që propozimi nga BE për Asociacionin është shumë i rrezikshëm për Kosovën.
“Deklaratat e ambasadorit Hilli duhet t’i marrim dhe trajtojmë seriozisht, pasi ka një përvojë të gjatë diplomatike. Përvojë të gjatë ka edhe në çështjen e Kosovës dhe e njehë shumë mirë këtë problematikë. Nese ka propozuar shumë gjëra të mira ndërmjetsuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Lajçak, ka edhe gjëra tjera që ka peopozuar dhe që bien ndesh me interesst fundamentale të shtetit të Kosovës. Jo rrallë here është treguar i njëanshëm në favor të Serbisë. Njëra ndër temat më të nxehta është edhe ajo e Asociacionit e cila është shumë e dëmshme për vet egzistencën e Shtetit të Kosovës. Propozimi aktual i Bashkkmit Evropian është shumë i rrezikshëm, me kompetenca ekzekutive i cili cenon rëndë sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës”, foli ai.
Veprimtari më tej thekson që Qeveria e Kosovës duhet ta hartoj një stautë të asociacionit në përputhje me Kushtetuten e Kosovës, si kundër përgjigjëje propozimit të Bashkimit Evropian.
Ndër të tjera ai nënvizon që në bashkëpunim me SHBA dhe miqtë tjerë ndërkombëtar të hartohet një statut në përputhje të plotë me Kushtetuten e Kosovës dhe t’i dërgohet Bashkimit Evropian.
“Këtu duhet sjellë në kujtesë gabimin trashanik që bëri Qeveria e Kosovës që nuk përpiloj një statut në përputhje me Kushtetuten e Kosovës dhe ta dërgoj drejt Bashkimit Evropian. Në mungesë të një propozimi nga Qeveria e Kosovës kemi këtë të Bashkimit Evropian si shpërblim. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet ta hartoj një stautë të asociacionit në përputhje me Kushtetuten e Kosovës, si kundër përgjigjëje propozimit të Bashkimit Evropian. Gabimet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës në bisedime me Serbinë po i paguajmë shtrenjtë tani. Asociacionin e kemi marrur si obligim ndërkombëtar nga 2013-ta,që duhet ta përmbushim andaj duhet të mendohet dhe punohet shumë seriozisht në këtë temë. Në bashkëpunim me SHBA dhe miqtë tjerë ndërkombëtar të hartohet një statut në përputhje të plotë me Kushtetuten e Kosovës dhe t’i dërgohet Bashkimit Evropian”, përfundoi Tahiraj për “Bota sot”.