Analisti dhe veprimtari Gazmend Dashi vlerëson se kriza institucionale e krijuar pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.
“Duke pasur parasysh edhe dështimin për zgjedhjen e Presidentit, ndonëse kishte mundësi për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të reja, fakti që kjo situatë përfundoi përsëri me bllokadë institucionale më shtyn të besoj se qytetarët do të reflektojnë më shumë,” tha Dashi.
Sipas tij, votuesit mund të ndëshkojnë politikisht ata që perceptohen si përgjegjës për paralizimin e funksionimit normal të shtetit.

Gazmend Dashi
“Është e mundshme që një pjesë e elektoratit të ndëshkojë politikisht ata aktorë që perceptohen si përgjegjës për bllokimin e institucioneve,” theksoi ai.
Dashi vlerëson se edhe opozita, pavarësisht vështirësive për t’iu kundërvënë narrativës së shumicës, mund të përfitojë nga situata e krijuar.
“Edhe pse opozita jo gjithmonë ka arritur t’i kundërvihet mjaftueshëm propagandës së shumicës, zgjedhjet e reja mund të krijojnë hapësirë për reflektim politik dhe mobilizim më të fortë të votuesve,” u shpreh ai.
Sipas analistit, pakënaqësitë e grumbulluara nga krizat e fundit mund të reflektohen në rezultate konkrete në kutitë e votimit.
“Është e mundshme që në këto zgjedhje të shihen ndryshime të dukshme në shpërndarjen e votës, si rezultat i pakënaqësive të krijuara nga krizat institucionale dhe përplasjet politike të periudhës së fundit,” përfundoi Dashi.
