Në një reagim të fortë, Xhafer Leci veprimtar i njohur shqiptar nga Gjermania, ka kritikuar ashpër Xhavit Halitin dhe heshtjen e Isa Mustafës, duke i cilësuar gënjeshtrat dhe mosveprimin e tyre si të papranueshëm.
Ai ka rikujtuar vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, në Tiranë, dhe ka sugjeruar se kjo ngjarje ishte pjesë e një sabotimi të orkestruar nga “veglat e errëta të Serbisë”.
Leci ka bërë thirrje që të sqarohet përdorimi i fondeve gjatë luftës çlirimtare, duke përmendur personazhe kyçe si Azem Syla, Halil Bicaj, dhe liderë politikë që sipas tij e dinë saktësisht ku kanë shkuar paratë e dhëna për luftën, transmeton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Gënjeshtrat e Xhavit Halitit dhe, heshtja e Isa Mustafës, janë bërë të patolerueshme. Vrasja Ministrit të Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi, në Tiranë, duket se ishte organizuar nga, Veglat e errëta të Serbisë, përmes shqipfolës për sabotimin e luftës sonë çlirimtare, cilës i mungonte shumë ky strateg i madh ushtarak. Xhavit Haliti thotë: Ahmet Krasniqi, nuk ishte Ministër i Mbrojtjes, por na ipte para për luftën dhe, kurrë nuk do të tregojë sa para na ka dhënë!? Isa Mustafa ishte Ministër i financave, ai e dinë sa para janë dhënë.
Kryeministri Dr.med.Bujar Bukoshi vdiq, nuk duhet të presim derisa të vdes edhe Isa Mustafa, pa treguar sa është gjallë sa para janë dhënë? Dokumente nuk kam, por kam njohuri, se Azem Sylës i janë dhënë 30 milionw DM. Edhepse fondacioni “Vendlindja thërret” ishte partiak i LPK-së. Ishim në luftë me Serbinë pushtuese,Fondi i Qeverisë së Kosovës, duhej financuar të gjithë ata që merrinin pjetë në luftë, pavarësisht ndarjes sonë të panevojshme në dy krahë, kur duhej të ishim një dhe të bashkuar…
Në një studio për sqarimin dhe pasqyrimin e ketyre parave kujt i janë dhënë, duhet ftuar Isa Mustafën, Kolonel Halil Bicaj, Azem Syla dhe, Xhavit Haliti të gjithë këta e dinë këtë…
