ShowBizzz

Vera Qollaku – Emri që simbolizon artin dhe profesionalizmin në botën e estetikës

Vera Qollaku është një nga figurat më të njohura dhe të respektuara në fushën e bukurisë dhe estetikës, jo vetëm në Zvicër, por edhe në nivel ndërkombëtar. Me një përvojë të pasur dhe një përkushtim të palëkundur ndaj përsosmërisë, ajo ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer si Nail artist dhe trajnere profesionale. Vera shquhet për talentin, kreativitetin dhe vëmendjen ndaj detajeve, duke e kthyer çdo punë të saj në një vepër arti. E pajisur me çertifikata prestigjioze dhe fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, ajo përfaqëson një standard të lartë profesionalizmi dhe pasioni për estetikën. Emri i saj është bërë sinonim i cilësisë, inovacionit dhe edukimit në këtë fushë.

Beautystudiovera.ch – Sinonimi i cilësisë dhe stilit në botën e estetikës

Brendi Beautystudiovera.ch, themeluar nga Vera Qollaku, është tashmë një emër që mishëron cilësinë, stilin dhe profesionalizmin. Kjo studio modern dhe e specializuar është kthyer në një destinacion të besueshëm për të gjitha ata që kërkojnë ekselencë në kujdesin estetik, veçanërisht në artin e qerpikeve . Me një qasje të personalizuar dhe standarde të larta pune, Vera nuk ofron vetëm shërbime estetike të nivelit superior, por edhe një përvojë që reflekton pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj çdo detaji.

Përveçse një profesioniste e përkushtuar, Vera është edhe një trajnere e çertifikuar që ka ndikuar në formimin e shumë profesionistëve të rinj në industrinë e bukurisë.
Në Institutin e sajë Beauty Studio Vera në Zürich (Zvicër), ofrohen Trajnime të specializuara në fushat më të kërkuara të estetikës, si: dizajni i thonjve me Design më trendy, Qerpiket Luzury Effekts , BrowLifting duke përfshirë lash lifting , pedicure dhe shumë të tjera.

Në një nga postimet e saj të fundit në Instagram, Vera shkruan:


“Puna ime më jep lirinë ta organizoj jetën si dua – të shkoj ku të dua dhe kur të dua, prandaj e dua pafund.”

Ky mesazhë përmbledh në mënyrë të përkryer filozofinë që qëndron pas suksesit të saj: pasion i thellë për profesionin, liri për të ndërtuar rrugën e vet dhe përkushtim i palëkundur ndaj cilësisë. Vera Qollaku është më shumë se një emër ,
ajo është një inspirim për të gjithë ato që duan të ndërtojnë një karrierë me themel të fortë në estetikë.

Home

 



ks